Gjashtë shtëpitë e shëndetit i kanë në përdorim autoambulancat e reja

Ministria e Shëndetësisë, por edhe disa nga qendrat shëndetësore që kanë shërbim të ndihmës së shpejtë, njoftuan se autoambulancat e reja tashmë janë në përdorim, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për gjashtë autoambulancat, pjesë e pakos së 12 autoambulancat për të cilat u nënshkrua tender në dhjetor të 2018-s, dhe që duhej të shpërndaheshin në: Kërçovë, Dibër, Strugë, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Berovë. Gjashtë veturat e tjera i ka Shtëpia e Shëndetit e Shkupit.

“12 veturat e reja të cilat Ministria e Shëndetësisë i bleu për fuqizim të kapacitetit të Ndihmës së Shpejtë tashmë janë në funksion në të gjitha shërbimet në të cilat janë shpërndarë”, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit të Kërçovës, Xhabir Bajrami për Portalb.mk konfirmoi se autoambulanca e re është në përdorim.

“Po, është në përdorim. Ka dy ditë që e kemi regjistruar dhe e kemi futur në përdorim”, tha Bajrami.

Se veturat janë në përdorim, e konfirmuan edhe nga Spitali i Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar i Dibrës: “Po e kemi në pëdorim. Ka dhjetë ditë e kemi marrë dhe tashmë është në funksion”.

Kërçova rekordmene në kilometrazhën e autoambulancës

Kërçova vazhdon ta përdor “rekordmenen në amortizim”

Kërçova në krahasim me shtëpitë tjera të shëndetit posedonte autoambulancë me kilometrazh të kaluar prej mbi 1 milion. Siç bëri të ditur Bajrami, “rekordmenia e amortizimit” vazhdon të jetë në përdorim.

“Atë e kam në servisim, pres që së shpejti ta marr. Pres të mbarojë servisimi, dhe ta lëshojmë, të na gjendet edhe ajo, se po e ngarkuam këtë të rejën, kam frik se mos na prishet”, tha Bajrami.

Të dhënat treguan se RMV-ja ka vetura shëndetësore të vjetra prej më shumë se 1 dekadë, e ndërkaq ekspertët e konsultuar nga Portalb.mk, të cilët më parë janë marrë me servisimin e veturave të autoambulancave të Ndihmës së Shpejtë, kanë vlerësuar se kriter i ndërrimit dhe servisimit të autoambulancave duhet të jetë përdorimi i veturave dhe kilometrazhi i kaluar. U kërkua që të ketë rregullore të veçantë për servisim dhe ndërrim të autoambulancave. Sipas të njëjtit, një autoambulancë e Ndihmës së Shpejtë nuk duhet të ketë më shumë se 10 vjet përdorim.

Analiza e fizibilitetit assesi të përfundojë

Për analizën e fizibilitetit e cila duhet të japë zgjidhje për funksionimin e mëtutjeshëm të shërbimit të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, dhe që duhej të përfundonte në qershor, ende vazhdojnë punimet.

“Analiza e fizibilitet për Ndihmën Mjekësore të Shpejtë ende po punohet, dhe pas përfundimit do t’i prezantohet publikut”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Realizimi i analizës së fizibilitetit me partneritet publik-privat ngjalli reagime të shumta në publik, pasi që sipas mjekëve, ajo mund të dërgojë në privatizimin e ndihmës së shpejtë. Privatizimi sipas të njëjtëve do ta shkatërrojë mbrojtjen shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se në shërbimin e Ndihmës Mjekësore të Shpejtë në periudhën që do të vijojë do të ketë edhe punësime, që të mënjanohet edhe një tjetër problem tjerë, mungesa e kuadrit profesional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button