Japoni, u evakuuan 800 mijë persona për shkak të reshjeve të shiut

Autoritetet në Japoni kanë urdhëruar evakuimin e 800.000 personave prej tre qyteteve në prefekturën e Kagoshimas, për shkak të katastrofës së mundshme për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Kyodo lajmëron se për shkak të reshjeve të mëdha është rritur rreziku nga prurjet e ujit dhe rrëshqitja e dheut, ndërsa është urdhëruar evakuimi i rreth 800.000 personave nga qytetet Kagoshima, Kirishima dhe Aira.

Agjencia për meteorologji e Japonisë njoftoi se reshjet e mëdha në jugperëndim dhe perëndim të vendit priten edhe dy ditët e ardhshme dhe paralajmëruan për mundësinë e evakuimit të rreth 310.000 personave në tetë komuna në Kagoshima dhe Miyazaki.

Agjencia zyrtare ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme, ndërsa banorëve u bënë thirrje për kujdes.

Gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut në perëndim të Japonisë në korrik të vitit të kaluar për vdekje pësuan 222 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button