Rusi, nuk ka rrezik nga ndotja bërthamore pas zjarrit në nëndetëse

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thotë se nuk ka rrezik për ndotje bërthamore pas zjarrit në nëndetëse të marinës ruse në fund të Detit Barents, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria ruse njoftoi se nuk ka rrezik për ndotje bërthamore pas zjarrit, duke mohuar pretendimet e disa mediave të cilat paralajmëruan për një katastrofë të mundshme.

Të paktën 14 marinarë rusë humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në marinën kërkuese të hënën.

Marinarët pësuan helmim nga gazrat toksikë ndërsa pjesa tjetër e ekuipazhit arriti të shuajë zjarrin.

Në mesin e viktimat ishin shtatë oficerë rusë të rangut të lartë ndërkaq presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ministrin e Mbrojtjes Sergej Shoygu të udhëtojë në portin Arktik të Severomorskut dhe të marrë pjesë personalisht në hetim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button