Izrael, u plagosën dhjetëra policë në protestat për vdekjen e të riut etiopian

Në protestat e zhvilluara në të gjithë vendin si reagim pasi një i ri me origjinë etiopiane humbi jetën nga plumbi i një polici, 47 policë u plagosën dhe 60 protestues u arrestuan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin vdekja e 19 vjeçarit nënshtetas izraelit me origjinë etiopiane, Solomon Tekah, si pasojë e hapjes së zjarrit ditën e diel nga një polic që nuk ndodhej në shërbim në qytetin Kiryat Haim, në veri të vendit.

Në protestat e zhvilluara në disa qytete të ndryshme të vendit janë përjetuar përleshje mes protestuesve dhe policisë.

Protestuesit në kryeqytetin Tel Aviv kanë mbyllur në të dyja anët trafikun në rrugën kryesore në afërsi të Azrieli Tower.

Protestuesit të cilët kanë ngritur barrikada dhe kanë djegur goma kanë sulmuar edhe disa automjete që tentonin të kalonin. Po ashtu protestuesit kanë djegur disa automjete dhe kanë grumbulluar gurë në rrugët që kanë bllokuar duke shkaktuar kështu bllokim të trafikut.

Në një deklaratë nga policia izraelite, njoftohet se deri më tani janë plagosur 47 policë dhe janë arrestuar 60 protestues.

Netanyahu thirrje protestuesve “ndaloni bllokimin e rrugëve” 

Ndërkohë që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një deklaratë me shkrim duke shprehur keqardhje për vdekjen e Tekah ai ka bërë thirrje për hapjen e rrugëve për trafikun.

“E di që kemi shumë probleme që duhet t’i zgjidhim. Ne kemi punuar shumë për të zgjidhur këto probleme dhe do të vazhdojmë të punojmë. Por dua diçka prej jush. Ndaloni bllokimin e rrugëve”, është shprehur Netanyahu.

Numri i hebrenjve me origjinë etiopiane në Izrael tejkalon 140 mijë. Gjatë viteve 1984 dhe 1991 në Izrael emigruan rreth 80 mijë hebrenj etiopianë. Hebrenjtë etiopianë, të cilët jetuan shumë vite në një mënyrë të mbyllur, u njohën nga autoritetet fetare izraelite në një kohë të vonshme.

Hebrenjtë etiopianë, të njohur gjithashtu si “Falash”, edhe në vitet e kaluara kanë organizuar protesta në Izrael me arsyetimin se ata janë përballur me racizëm dhe diskriminim.

Sipas mediave izraelite, 11 etiopianë kanë humbur jetën gjatë përleshjeve të përjetuara me policinë që nga viti 1997 e deri më tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button