Peugeot 208 GTi, në shitje nga prilli i vitit të ardhshëm (VIDEO)

Pasi që Peugeot edhe zyrtarisht i publikoi te gjitha detajet dhe fotografitë për konceptin e ri të saj 208 GTi, paralajmërohet edhe dalja e këtij modeli në shitje. Thuhet se i njëjti do të dalë në shitje në prill të vitit 2013 dhe do të kushtojë rreth 24,500 euro duke përfshirë edhe tatimin. 

Koncepti merr fuqi prej motorit 1,6 litërsh turbo nga modeli RCZ THP 200, dhe është shumë e qartë se i njëjti do të përdoret në prodhimet serike të GTi.  Agregati prodhon 200 kuaj fuqi që me gjashtë shpejtësi barten në aksin e përparmë. Prodhuesi francez konfirmon se nga 0 deri në 100 km/h përshpejton për më pak se 7 sekonda.

Pamja e jashtme mori pamje të veçantë, por megjithatë linja të dukshme, sikur që është kompleti aerodinamik i GTi Concept, shenja e krehur e aluminit, si dhe fellget e mëdha të aluminit.

Në brendi dominon High-tech ( teknologjia e lartë) pamja me LED ndriçuese të prapme, dhe tërheqëse janë ulëset sportive, timoni dhe transmisioni të cilat janë të mbështjella me lëkurë.
Ende nuk është konfirmuar që GTi 208 do të hyjë në prodhim serik, mirëpo pritjet janë se së shpejtë do të ndodhë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button