Sonte gjysmëfinalja Argjentinë – Brazil

Sonte me gjysmëfinalen Argjentinë – Brazil, vazhdojnë ndeshjet në kuadër të Copa America  “Brazil 2019, njofton Portalb.mk.

Argjentina arriti të kualifikohet në gjysmëfinale pas fitores kundër Venezuelës, derisa Brazili me ndihmën e penalltive arriti të eliminon Paraguain, pasi ndeshja ishte mbyllur pa gola.

Në Copa America, deri më tani këto skuadra janë përballur 32 herë. Në gjithë këto ndeshje, Argjentina ka fituar 15-të ndeshje, ndërsa në 9-të ndeshje tjera ka humbur.

Argjentina në këtë kampionat llogaritë në gjithë futbollistët e mirë, duke mos harruar edhe Lionil Mesin, derisa Brazili në këtë kampionat nuk e grumbulloi futbollistin më të mirë të tij, Neymar. Në këtë ndeshje pritet të rikthehet mesfushori Brazilian Kasemiro.

Kjo ndeshje do të luhet në mesnatë (02:30), në stadiumin “Minerirao” të Bello Horizontit, udhëhequr nga gjyqtari i Ekuadorit, Zambrano .

Gjysmëfinalja tjetër është nesër ndërmjet Kilit dhe Perus. Fituesit do të përballen më 7 korrik në finale, derisa humbësit më 6 korrik do të luftojnë për vendin e tretë.

LEXO: Brazil – Argjentinë, gjysmëfinalja në Copa America (VIDEO)
LEXO: Në mesnatë do të fillojë Copa America BRAZIL 2019

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button