Konkurrenca fiktive: Vëllezërit të unifikuar sërish e zgjodhën çmimin më të lartë të benzinës

Qytetarët dhe kompanitë e Maqedonisë e ndjenë dëmin nga metodologjia për përcaktimin e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në vend duke pasur parasysh që ajo nuk nxiti konkurrencë të çmimeve në mes të kompanive të pranishme në tregun e naftës. Dëshmi për këtë është praktika në periudhën e fundit, që ka treguar se tregtarët të unifikuar si vëllezër gjithmonë e zgjedhin çmimin më të lartë të shitjes me pakicë të karburanteve të cilin e formon Komisioni rregullator i energjetikës, transmeton META.mk.

Kjo u vërtetua edhe sot pas mesnatës, kur hyri në fuqi vendimi i rregullatorëve për të përcaktuar çmimet më të larta të shitjes, me pakicë, të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport, me të cilin çmimet u rriten mesatarisht për 2.44 për qind.

Me vendimin e komisionit, çmimi i benzinës EUROSUPER BS – 95 është rritur për 1,5 denarë për litër dhe tani është 68.5 denarë, çmimi i EUROSUPER – 98 është rritur një denar dhe është 70.5 denarë, ndërsa EURODIESEL BS (D-E V) kushton 61,50 denarë për litër.

Sikur të kishte ndonjë rregull, të gjithë tregtarët sot zgjodhën t’i shesin karburantet me çmimet më të larta, edhe pse vendimi i KRRE thotë se “tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe karburanteve për transport mund të përcaktojnë çmime për derivate të caktuara të naftës dhe karburanteve për transport edhe më të ulët se çmimet më të larta të përcaktuara me këtë vendim “.

Edhe pse deri tani, në treg, s’ka ndodhur që ndonjë tregtar të shet derivate të naftës me çmim më të ulët dhe ashtu të tërheqë më shumë automjete në pikat për shitje të karburanteve kur para do kohe u bë ndryshimi i metodologjisë për përcaktimin e çmimeve më të larta me pakicë të derivateve, rregullatorët në vend se të instalojnë mekanizma për të inkurajuar konkurrencën vendosën ta rritin margjinën për tregtarët me pakicë nga 2.80 denarë në 4.60 denarë për një litër të karburantit.

Atëherë, kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, tha se tregtarët kishin kërkuar që margjina e shitjes me pakicë të jetë 6.5 denarë.

“Margjina do të jetë nën pesë denarë. Ata i treguan kërkesat e tyre, ne e bëjmë analizën tonë dhe nëse duhet t’i pranojmë kërkesat e të gjitha kompanive, atëherë s’do ketë as KRRE, secili le të tregojë se çfarë çmime donë dhe le të punojmë siç dëshirojnë. Ne do të bëjë një metodologji që u mundëson shitësve të realizojnë profite të arsyeshme dhe kjo është në rregull, ne s’kemi problem me atë”, tha Bislimovski.

Por, ai sikur harroi të thotë se me vendimin e rregullatorëve në dëm të qytetarëve do të dyfishohen përfitimet të cilat do kompanitë do t’i realizojnë nga margjina e shitjes me pakicë.

Sipas të dhënave të komisionit, blerje dhe shitje të derivateve të naftës në vend në fund të 2018 aktivisht kanë realizuar vetëm 32 kompani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button