Media greke “e takuan” Zaevin me ambasadorin amerikan Pjat në Halkidiki

Disa onlajn media greke, por dhe mediumi serioz “To Vima” kanë dalë me informacion manipulues që ka të bëjë me udhëtimin e njëkohshëm të kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadorit amerikan në Athinë, Xhefri Pjat, në Halkidiki, duke i sugjeruar publikut grek se ka pasur “takim sekret” të të dy zyrtarëve gjatë fundjavës së kaluar, transmeton META.mk.

Duke u referuar në “burime të paidentifikuara të besueshme” Informacionin së pari e publikoi “Halkidiki fokus“ më 30 qershor, duke thënë se “Zoran Zaev me sigurim shumë të matur kishte arritur të shtunën pasdite, në shtëpizën e në Kasandra”. Më tej në atë tekst thuhet se “një ditë më para në krahun Sitonija të gadishullit ka arritur ambasadori i SHBA-së në Athinë. Me titullin “Zaev dhe Pjat gjatë fundjavës në Halkidiki”, sajti praktikisht sugjeron se ka pasur takim mes tyre, edhe pse nuk e përdorin fjalën takim.

Lajmin të nesërmen e ka ndërmarrë  “To Vima”, edhe atë me titullin “Zaev dhe Pjat në fshehtësi maksimale në Halkidiki”, e pastaj edhe media tjera greke onlajn, disa prej të cilave, siç është “In.gr.” shkojnë deri atje që e vënë titullin “Zaev dhe Pini, së bashku”.

Lajmi u mohua nga Ambasada e SHBA-së në Greqi, ne cila në tuiter profilin e saj ka publikuar “Nuk është e vërtetë”, duke e vënë linkun e informacionit të gazetës “To Vima”.

Pak më vonë, kur u pyet për atë status, “Çka nuk është e vërteta”, u përfshi vetë ambasadori Pjat, i cili shpjegoi se ishte e vërtetë se kishte qenë në Halkidiki, por që nuk është e vërtetë se ishte takuar me “Presidentin Zaev”. Më tej sqaroi se kishte qenë për vizitë turistike dhe se e kishte shijuar gadishullin e bukur dhe shpresonte që “njëlloj si ai është kënaqur edhe Zaevi, nëse ishte e vërtetë se edhe ai kishte qenë atje në atë kohë.”

Lajmi, i cili është një manipulim i realizuar duke kombinuar kryesisht të titujve, në PMV nuk u publikua, por në portalin Republika u publikua mohimi i amerikanëve. Sot, këtë manipulim, e shqyrtoi edhe shërbimi grek për verifikim të fakteve “Dezinformimet në Greqi“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button