Ministria e Mbrojtjes: Procedura për uniformat e Ushtrisë do të përsëritet

Ministria e Mbrojtjes e udhëhequr nga ministria Radmilla Shekerinska, ka informuar se tenderi për sigurimin e uniformave të Ushtrisë është anuluar, për shkak të cilësisë, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të mosplotësimit të marrëveshjes për blerjen e uniformave për ushtri nga ana e firmës e cila ishte përzgjedhur në procedurë publike dhe transparente, Ministria sot prishi marrëveshjen, ndërsa në përputhje me procedurat.”, arsyetohen nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga Ministria e Mbrojtjes janë të vendosur që mos të pranojnë asnjë ofertë e cila nuk arrin të siguron uniforma cilësorë për të gjithë anëtarët e Ushtrisë.

“Shkaku për prishjen e marrëveshjes është se në afat prej 50 ditë për sjelljen e mostrës, në përputhje me marrëveshjen për blerjen e 14 000 kompleteve- uniforma për ushtri, firma nuk solli mostrat të kompletuara dhe certifikatë të duhur”, sqarojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Pas dështimit të kësaj procedure, nga ministria informojnë së ditët në vazhdim do të kemi përsëritje ë procedurave, ku mund të konkurrojnë të gjithë që mund të plotësojnë kushtet e marrëveshjes, përveç firmës e cila dështoi të realizon kushtet e marrëveshjes.

LEXO: ARM sot ka blerë 14.000 uniforma nga 60 euro për një komplet – në mars do t’i marrin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button