Liberalët evropian janë për dhënies së datës së bisedimeve për Maqedoninë deri në fund të vitit

Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur sukses të pabesueshëm në dy vitet e kaluara, duke u shndërruar nga shoqëror autoritative në demokraci të hapur. Suksesi në zgjidhjen e problemeve me fqinjët kanë pasoja të gjithëpërfshirëse. Të gjithë ne, përfshirë edhe partnerët tanë nga Franca nga partia e kryetarit Makron, duhet patjetër ta përkrahim këtë dhe të përmbushim premtimet e dhëna ndaj tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të këtij viti. Do të bisedojmë më të gjithë për t’u garantuar e gjithë kjo.

Ky është përfundimi i kryetarit të Këshillit të partisë së Demokratëve Liberalë të Evropës (ALDE), Hans Van Ballen dhe të partisë qeverisëse holandeze, Partia Liberale në krye me kryeministrin Mark Rute, pas një debati në takimin e liderëve të ALDE, këtë fundjavë në Cyrih (Zurich), Zvicër, në të cilën në emër të partisë Partia Liberale Demokrate (PLD) nga Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë Emil Kirjas.

Fokus i diskutimeve të ALDE, anëtare në të cilën është PLD ishte rezultati më i mirë i liberal-demokratëve evropian në historinë e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian. Si fuqi udhëheqëse në grupin e tretë sipas madhësisë në Parlamentin Evropian ‘’Rindërtimi i Evropës’’ , do të këtë pjesëmarrje dhe ndikim të shtuar i ALDE-s në vendimet që merren në Bruksel në të gjitha nivelet. Pritet që këtë jave të kuptohet se cilat pozita kyçe në BE do tu takojnë liberal demokratëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button