ASHMAA-ja iu kundërpërgjigj Rashkovskit për paditë e paralajmëruara

Për paralajmërimin e sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovski se do të paditë edhe media, ka reaguar Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) dhe të njëjtën e cilësoi si trysni e drejtpërdrejtë ndaj mediave, transmeton Portalb.mk.

“Secili, përfshirë edhe bartës i funksionit publik i cili konsideron se ndonjë media ia ka prishur imazhin, nderin dhe interesat, kështu që ka publikuar gënjeshtra, gabime dhe të pavërteta për të, apo ka publikuar informacion të pjesshëm, ka të drejtë nga media të kërkojë të publikojë korrigjimin apo përgjigjen e informacionit të publikuar. Kërcënimet për padi, në vend të shfrytëzimit të drejtës për korrigjim apo përgjigje, paraqet rrezikim e lirisë e informimit, dhe aspak, në lirinë e mediave”, thuhet në reagimin e ASHMAA-së.

Përndryshe, Dragi Rashkovski sot ka paralajmëruar se do të dorëzojë padi penale për incizim të paautorizuar kundër Kliment Çepunjovskit, por edhe padi për shpifje dhe ofendime kundër Ivanka Vasilevskës, Goran Momirovskit, Milenko Nedellkovskit dhe Lupço Zllatevit. Procedurë arbitrare do të dorëzohet edhe kundër mediave “Kurir”, “Infomaks” dhe “Lider”, në lidhje me rastin M-NAV, pas publikimit të bisedës së përgjuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button