Të enjten do të shpallet aktgjykimi për Llatasin

Gjykata Penale e Shkupit të enjten do ta shpall aktgjykimin e parë për dy akuzat ndaj gazetarit, Dragan Pavlloviq Llatas dhe vëllezërit e tij për ndërtim pa leje të vilave në Zelenikovë, të cilat janë pjesë e lëndës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Lëndina”, transmeton Portalb.mk.

Lëndën e ka udhëhequr gjykatësja Marija Kletniçka, ndërkaq aktgjykimi pritet të shpallet në ora 09:00.

Nga seanca e fjalëve përfundimtare…

Të akuzuarit kanë qenë të vetëdijshëm se po ndërtojnë vila pa leje dhe në kundërshtim me Ligjin në Zelenikovë dhe se të njëjtat mund të iu rrëzohen, tha prokurorja Elizabeta Josifovska.

“Me vetëdije, në kërkesën për miratim të ndërtimit të cilat i kanë dorëzuar në Komunën e Zelenikovës më 12 dhjetor 2012, e kanë fshehur faktin se shtëpitë, për të cilat kanë kërkuar miratim për ndërtim, tashmë janë ndërtuar. Formalisht kanë marrë miratim për ndërtim të objekteve të reja, sipas të cilës do të duhej të fillonin me ndërtim të objekteve në afat prej dy vjetësh. Sipas dëshmive të shpalosura, në kohën e lëshimit të këtyre miratimeve, 24 janar 2013, shtëpitë veç më kanë qenë të ndërtuara”, tha Josifovska.

Përndryshe, sot në Gjykatë u thanë fjalët përfundimtare për rastin, ku Dragan Pavlloviq Llatas, Sërxhan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavloviq akuzohen për veprën penale “ndërtim pa leje”, për shkak se në periudhën korrik 2011 – janar 2013 në Komunën e Zelenikovës, kanë ndërtuar pa leje dhe në kundërshtime Ligjin për ndërtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button