Turqia dënoi marrëveshjen e diskutueshme të OKB-së me PKK-në

Turqia ka dënuar firmosjen e një “Plani Aksional” nga Kombet e Bashkuara (OKB) me grupin terrorist PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Turqia dënon fuqishëm firmosjen e ‘Planit Aksional’ nga OKB-ja me terroristët e PKK/YPG-së pa njohurinë e anëtarëve të saj”, tha Ministria turke e Punëve të Jashtme.

OKB nënshkroi një marrëveshje të diskutueshme me SDF-në, e cila kontrollohet nga grupi terrorist YPG/PKK në Siri, për t’i dhënë fund rekrutimit të fëmiëjve për veprime terroriste, duke pranuar kështu se organizata në fjalë ka rekrutuar fëmijë.

Gjatë fundjavës në Gjenevë, Virginia Gamba, përfaqësuese e posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për fëmijët në konfliktet e armatosura, u takua me komandantin e YPG-së, Mazloum Abdi dhe nënshkroi një marrëveshje.

“Nuk mund të shpjegohet në asnjë mënyrë se OKB nënshkroi një marrëveshje me grupin terrorist PKK. Kjo po ashtu është një shkelje e qartë e vendimeve të OKB-së për terrorizmin”, tha ministria turke.

Turqia po ashtu theksoi se është “e papranueshme” që OKB-ja të nënshkruajë një marrëveshje me PKK-në për të zgjidhur problemin, si dhe pohoi se grupi terrorist kryen krime kundër njerëzimit dhe ligjit ndërkombëtar, përfshirë rekrutimin me forcë të fëmijëve.

E ashtuquajtura marrëveshje synon t’i japë fund përdorimit dhe rekrutimit nga SDF-ja të individëve nën moshën 18-vjeçare.

YPG është dega siriane e PKK-së dhe punon nën etiketën e SDF-së. Ky grup është emëruar si terrorist në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe SHBA.

Aktivitetet e grupit terrorist YPG/PKK kanë qenë një shqetësim i madh i sigurisë për Ankaranë, ndërkohë që SHBA e ka parë grupin si “partner të besueshëm” në luftën kundër DEASH-it.

PKK ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë për mbi 30 vjet dhe ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button