Rashkovski do t’i paditë Çepunjovskin, Vasilevskën, disa gazetarë dhe media

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, sot ka paralajmëruar se do të dorëzojë padi penale për incizim të paautorizuar kundër Kliment Çepunjovskit, por edhe padi për shpifje dhe ofendime kundër Ivanka Vasilevskës, Goran Momirovskit, Milenko Nedellkovskit, Lupço Zllatevit. Procedurë arbitrare do të dorëzohet edhe kundër mediave “kurir”, “Infomaks” dhe “Lider”, njofton Portalb.mk.

Dragi Rashkovski
Dragi Rashkovski

Rashkovski, nëpërmjet konferencës për shtyp i sqaroi detajet në lidhje me rastin në M-NAV, pas publikimit të bisedës, dhe u ka kërkuar falje të gjitha shteteve dhe nacionaliteteve që janë ofenduar nga biseda e publikuar.

Sipas tij, është joserioze që të publikohet bisedë vetëm 15 minuta, e cila ka zgjatur rreth një orë.

Marrëveshja për zgjedhjen e ndërmarrjes “Leonardo”, ashtu siç theksoi Rashkovski, është nënshkruar nga ana e menaxhmentit të pushtetit të kaluar, gjegjësisht Zhivko Popovski, babai i ish ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski.

Audio-incizimi që është publikuar në disa media, në të cilën është dëgjuar sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski ka hapur hapësirë për hetim eventual nga ana e Prokurorisë për ndikime eventuale të paligjshme dhe kurdisjen e tenderit për M-NAV (Navigacioni i Maqedonisë), por e ka aktualizuar edhe çështjen për sigurinë e avio-komunikaiconit

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një tribunë ka deklaruar se në seancën e fundit qeveritare, e cila ka qenë e mbyllur për opinionin është biseduar “për incidentit që ka ndodhur në ndërmarrjen Navigacioni i Maqedonisë, dhe janë miratuar konkluza përkatëse, sipas të cilave duhet që të veprohet dhe në kuadër të asaj të gjitha këto çështje duhet të pastrohen”.

Spasovski nuk ka dashur të përgjigjet në pyetje gazetareske nëse “incidenti”, i cili nuk ka precizuar për çfarë ka të bëjë, ka ndikuar në sigurinë e fluturimeve dhe nëse bëhet fjalë për incident që ka ndodhur për gjatë kohës së fluturimi të avionit ose jo.

“Ka lëshime të caktuara në institucionet, atë e kemi biseduar në seancë të mbyllur në Qeveri dhe në bazë të asaj janë miratuar konkluzat për të cilat publikisht nuk mundem të flas, megjithatë kur të shqyrtohen vendimet do të kumtohen”, tha Spasovski.

Një hap më tej, ka shkuar sekretari i përgjithshëm, Dragi Rashkovski, i cili në tentim që t’i demantojë vlerësimet e opozitës se ka qenë i përfshirë në kurdisjen e tenderit, në profilin e tij të Fejsbukut ka publikuar dokument nga seanca e Bordit Udhëheqës të M-NAV, nënshkruar nga kryetari i Bordit, Nikollçe Tasevski.

Në këtë dokument, shkruan se drejtori ekzekutiv i teknikës ajrore, Kliment Çepunjoski, pa konsultim me anëtarët tjerë të Bordit Udhëheqës, nëpërmjet e-postës është drejtuar deri te Banka Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim, ndërkaq në atë e-mail ai ka deklaruar të pavërteta për mbledhjen e mbajtur mes M-NAV dhe BERZH. Prej atëherë, komunikimi me BERZH-in plotësisht është bllokuar.

“Përskaj këtyre problemeve, me mosfunksionimin e Sektorit për Teknikë Ajrore, gjegjësisht mosmirëmbajtjes së pajisjeve, sistemeve dhe pajisjes është vendosur në pikëpyetje seriozisht komunikacioni ajror. Nga të punësuarit vazhdimisht vijnë ankesa se sistemi nuk funksionon”, shkruhet në dokumentin që nga Bordi Udhëheqës i M-NAV është dërguar në Qeveri më 23 nëntor të vitit 2018-të.

Dokument M-NAV, Rashkovski

Pas dy javëve, gjegjësisht më 14 dhjetor në M-NAV janë nënshkruar marrëveshje me ndërmarrjen italiane “Leonardo” për instalimin e sistemit të ri për menaxhim me komunikacionin ajror, ndërkaq disa muaj më vonë, kur më zgjedhjet presidenciale janë shpallur dhe nuk lejohen ndryshime, Kiril Çepunjoski është shkarkuar.

Nga M-NAV nuk përgjigjen se pse janë fshehur këto informata nga opinioni, nëse janë konstatuar rreziqe për komunikacionin ajror.

Këto ditë në opinion ka dalë një incizim, në të cilën dëgjohet zëri i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, se si flet me drejtorin e ndërruar të Teknikës në M-NAV, Çepunjovski, rreth tenderit për furnizimin me pajisje, me ndërmarrjen italiane “Leonardo”. Në atë incizim Rashkovski i propozon Çepunjovskit që të shfuqizohet vendimi i Qeverisë (nuk sqarohet se cili është ai vendim), e cila ka të bëjë me tenderin dhe të nënshkruhet marrëveshje me ndërmarrjen italiane.

VMRO-DPMNE: Prokuroria Publike ta ndjekë Rashkovskin për ndarje të paligjshme të tenderit prej 7 milionë eurove, transmeton Portalb.mk.

Partia opozitare e ka dorëzuar audio-incizimin në Prokurori Publike që të shqyrtohen dyshimet, për siç thonë ata “për krim prej 7 milionë eurove nga ana e Dragi Rashkovskit gjatë furnizimit të sistemit për fluturim”.

“Informatat që kanë dalë në media tregojnë se Rashkovski i ka ndarë tender kompanisë italiane Leonardo për furnizimin e sistemit për menaxhim me hapësirën ajrore me vlerë prej 7 milionë euro, edhe pse vlefshmëria e dokumentacionit tenderial ka skaduar, në kundërshtim me konkluzat e Qeverisë, por edhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, për të cilat siç thuhet në incizim, duhet të ndërrohen”, thuhet në kumtesë.

Për këtë, VMRO-DPMNE ka kërkuar që Rashkovskit t’i shqiptohet paraburgim, pasi që mund të ndikojë te dëshmitarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button