Meta tha se nuk është politikan i racës së Gruevskit, por i Vojo Kushit dhe Avni Rustemit (VIDEO)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Rilindjes duke theksuar se janë kthyer në një shtet të nëndheshëm, i cili synon kapjen e plotë të shtetit shqiptar për agjenda të jashtme.

Në fjalimin e tij, Meta tha se nuk është politikan i racës Gruevski, por i racës dhe Vojo Kushit dhe Avni Rustemi, përcjell Portalb.mk.

“Kam edhe dy fjalë për George Soros. Nuk e kam dëgjuar me vëmendje Viktor Orbanin kur më tha të keni kujdes sepse nuk është aq demokrat sa duket. George Sorosit i uroj jetë të gjatë dhe i uroj suksese, t’i gëzojë ato miliardat e veta. Ilir Meta nuk është i racës së Gruveskit dhe do i dalë për zot Shqipërisë. Jam i racës së Avni Rustemit dhe Mic Sokolit”, u shpreh Meta.

Nuk është një kurth i ri, është i hershëm. Është një komplot, i cili bazohet jo në parimet e demokracisë, as të vlerave të BE-së dhe as të NATO-s. Bazohet në parimet e deep state-it që synon total state capture edhe në vende të tjera krahas Shqipërisë. Fenomeni i rrezikshëm i shtetit paralel dhe agjendave të nëndheshme dhe janë komplot ndaj të gjithë shqiptarëve që duan BE-në dhe Perëndimin. Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi dhe mikut tim Doktorit që të jenë të kujdesshëm që të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP. Që punon sipas parimeve te shtetit të thellë që synon kapjen e të gjithë shtetit në Shqipëri dhe kanë gjetur e duhur në këto çështje, i cili nuk vjen në takim me Presidentin, por lahet në pishinë. Unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm do ta mbrojmë Shqipërinë nga të gjitha ata që u duken Shqipëria një mizë mishi e mund të tallen si të duan për shtetin dhe kapjen e shtetit”, tha mes tjerash Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button