Ngjarje për zhvillimin e turizmit: Bashkë deri te ekonomia e fuqishme lokale dhe rajonale

“Ndërtim i ardhmërisë së përbashkët – Creating a common future” është slogani i ngjarjes ditore tejkufitare, që do të mbahet më 10 korrik në Ohër, nën organizim të nëntë projekteve, të zbatuara nga ana e 30 organizatave civile, shfrytëzues të granteve nga Programi për zhvillim tejkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të financuara nga Bashkimi Evropian.

Vlera e përgjithshme e projekteve të financuara nga BE-ja është rreth 3 milionë euro.

Kjo ngjarje, planifikohet që t’i mbledh mbi 150 pjesëmarrës nga profilet e ndryshme profesionale nga fusha e turizmit, përfaqësuesit e sektorit civil, vetëqeverisjes lokale, sektorit të biznesit (aktive në turizëm, agroturizëm dhe oda hotelierie dhe ekonomike), por edhe nga mediat.

Fokus kryesor i kësaj ngjarje është identifikimi i mundësive për zhvillim të turizmit, avancim të bashkëpunimin në fushën tejkufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe promovimi i rezultateve nga projektet që janë pjesë e Programit për bashkëpunim tejkufitar të Bashkimit Evropian.

Është parashikuar konferencë rajonale me titull “Zhvillimi i turizmit në fushën tejkufitare”, në të cilën pikë të përbashkët do të kenë bashkëpunimin në nxitjen e ekonomisë lokale dhe rajonale, zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, rëndësinë e inovacioneve në sigurimin e ekosistemit të rigjeneruar dhe më kualitativ, mundësisë për punësime të reja.

Të pranishmit më 10 korrik do të kenë mundësi që të jenë pjesë edhe të Panairit atraktiv i cili do të ketë për qëllim që të ilustrohet sinergjia e bashkëpunimit të deritanishëm rajonal, (në kuadër të 9-të projekteve, pjesë e Programit për zhvillim tejkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë), por edhe të jenë dëshmitarë të hapjes së qendrës së kalimit të Kryqit të Kuq në Ohër – i pari në rajon, i këtij lloji.

Në fillim të ngjarjes do të ketë fjalime të përfaqësuesve të lartë të të dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button