Treni në Kumanovë doli nga binaret, fluturuan vagonët (FOTO-VIDEO)

Në hekurudhën në afërsi të fshatit Çerkez të Kumanovës, një tren ka dalë nga binaret, me çka është rrokullisur.

Sipas fotografive të Portalb.mk, shihet se treni ka pësuar dëme të mëdha materiale, ndërkaq thuhet se i njëjti ka qenë i ngarkuar me çelik.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informuan se po punohet në sanimin e dëmeve dhe për zhbllokim të komunikacionit.

“Të lënduar nuk ka. Jo, vozitësi nuk është lënduar. Kanë fluturuar vagonët, është bërë dëm material, dhe komunikacioni është ndërprerë. Rasti ka ndodhur në ora 01:50, në hekurudhën e Kumanovës, në afërsi të fshatit Çerkez. Shkaqet nuk dihen ende, do të vërtetohet në procedurën hetimore. Ekipet tona janë atje, ekipet e Hekurudhës dhe po punohet në sanimin e dëmeve, që të mund të realizohet qarkullim”, thanë nga MPB-ja.

Treni i rrokullisur në Qerkez të Kumanovës
Treni i rrokullisur në Çerkez të Kumanovës
Treni i rrokullisur në Qerkez të Kumanovës
Treni i rrokullisur në Çerkez të Kumanovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button