Raketa ruse goditi gabimisht Qipron

Një raketë ruse që ishte nisur nga Siria, përfundoi gabimisht në Qipro, në një zonë malore rreth 20 kilometra nga kryeqyteti Nikosia. Dyshohet se raketa e mbrojtjes ajrore është lëshuar gjatë sulmeve ajrore izraelite mbi Sirinë, përcjell Telegrafi.al.

Raketa goditi një mal në veri të Nikosisë rreth 225 kilometra nga bregu sirian. Asnjë person nuk u vra nga raketa që goditi gabimisht Qipron, por u shkaktua vetëm një zjarr.

Banorët i thanë mediave qipriote se kishin parë një dritë të shndërritshme në qiell dhe kishin dëgjuar 3 shpërthime të fuqishme. Raketa kishte shpërthyer në ajër përpara se të përplasej.

Mbetjet e gjetura përputhen me ato të një rakete të mbrojtjes ajrore të Rusisë, S-200, që goditi Gaziantepin në Turqi në Korrik 2018. “Kjo është një nga pasojat e këqija të luftës në rajon”, tha Mustafa Akinci, Presidenti i Qipros Turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button