Dy avokatë kërkojnë nga Gjykata t’i shpëtojnë disa gjykatës, Vangellovski menjëherë caktoi seancë

Dy avokatë nga Shkupi, kërkojnë nga Gjykata Supreme që në seancë të përgjithshme të miratojë vendim sipas të cilit, gjykatësit që janë propozuar për shkarkim, në mesin e të cilëve është edhe kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, të miratojë vendim më të lehtë. Seanca e përgjithshme, sipas SDK-së, do të mbahet të enjten, njofton Portalb.mk.

Jo-zyrtarisht, është siguruar shumica e gjykatësve suprem, të cilët do të miratonin vendim me të cilin, për gjykatësit e propozuar për shkarkim do të vjelë ligji i ri për gjykata, i miratuar në vitin 2019-të. Ligji i ri parasheh masa më të lehta, pasi që jep mundësi edhe për masë disiplinore kundër gjykatësit, dhe i njëjti të mos shkarkohet. Në ligjin e ri, për gjykatësin për të cilin është dorëzuar iniciativë për shkarkim, nëse nuk vendoset në rend dite, ka opsion vetëm dënim maksimal. Masa disiplinore nuk ka.

Iniciativa për shkarkimin e Vangellovskit dhe dy gjykatësve suprem është pse ia kanë shfuqizuar masën e paraburgimin Sead Koçanit derisa ishte në arrati. Sipas ligjit të ri, fjalën e fundit e ka Gjykata Supreme. Gjykatësit që do t’i shkarkonte Këshilli Gjyqësor, kanë të drejtë në ankesë mu në Gjykatën Supreme.

“Për atë është e nevojshme mendimi në seancën publike, sipas të cilit për të akuzuarin do të vlejnë normat e ligjit që ka masa më të lehta dhe me të cilin Gjykata Supreme do të mundet që pas dorëzimit të ankesës, gjykatësi i shkarkuar të kthehet në punë”, sqarojnë gjykatësit.

Në iniciativën e njërit prej avokatëve të të arratisurit Nikolla Gruevski, Vangellovski në janar të vitit 2019-të ka thirrur seancë të përgjithshme në të cilën është miratuar mendim juridik se PSP nuk mundet të hapë hetime pas 30 qershorit të vitit 2017-të. Deri më sot, ato hetime kundër: Nikolla Gruevskit, Mile Janakieskit, Ali Ahmetit, Bujar Osmanit, Antonio Milloshoskit, Orce kamçevit, Sasho Mijallkovit, Zharko Llukovskit dhe shumë personave tjerë, janë bllokuar. Nga Gjykat Supreme kanë konfirmuar se të enjten është caktuar seancë e përgjithshme me kësi pike në rend dite dhe kanë shtuar se pas miratimit të ligjit të ri për gjykata, janë shpeshtuar iniciativat e tilla, jo vetëm në aspektin penal, por edhe në aspektin civil dhe administrativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button