Indi, 16 të vdekur nga moti i keq

Së paku 16 persona kanë humbur jetën gjatë shembjes së mureve që u shkaktuan nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut në Indi, raporton Anadolu Agency (AA).

Muri i madh mbështetës u shemb këtë mëngjes në Malad, në Mumbai. Zyrtarët lokalë theksuan se së paku 13 njerëz kanë vdekur në fatkeqësinë, ndërsa druhet se nën muret e shembura ka më shumë viktima

Një incident i ngjashëm ndodhi në qytetin Kalyan në Mumbai. Muri u shemb në dy shtëpi ku humbën jetën tre persona, duke përfshirë një djalë trevjeçar.

Autoritetet lokale njoftuan se familjeve të të pësuarve do t’u paguhet dëmshpërblim prej 7.250 dollarëve.

Mumbai është goditur nga reshjet jashtëzakonisht të bollshme monsune, ndërsa meteorologët paralajmërojnë për përmbytje të mundshme të mëdha në dy ditët e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button