U rrëzua helikopteri i ushtrisë gjermane, ndërroi jetë piloti

Një helikopter i forcave të armatosura gjermane është rrëzuar të hënën në Gjermani, njofton TCH.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën njëri nga pilotët kurse piloti tjetër është plagosur. Ministrja e mbrojtjes, Ursula von der Leyen konfirmoi lajmin dhe u tha gazetarëve se piloti i plagosur ndodhet në spital duke marrë trajtimet e nevojshme.

Akoma nuk dihen shkaqet e rrëzimit të helikopterit model EC 135. Ushtria po heton për të zbuluar shkaqet e plota të rrëzimit.

Incidenti vjen një javë pasi një pilot u vra kur dy avionë të paarmatosur të Gjermanisë Eurofighter u përplasën mbi Gjermaninë verilindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button