Gjuriq pas Rezolutës për Luginën: Shqiptarët në Luginë jetojnë në paqe me fqinjët e tyre serbë

Drejtori i të ashtuquajturës, zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dërguar Kuvendit për shqyrtim dhe miratim një draft-rezolutë për kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Hashim Thaçi konfirmoi sot se papërgjegjshmëria është emri i dytë i politikës së tij”, tha Gjuriq.

Gjuriq përmes një deklarate me shkrim tha se përhapja e ëndrrave të “rreme” nga Hashim Thaçi për rezolutën që mbështet kërkesat e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën, siç tha ai, është e njëjtë me thirrjen për përshkallëzim të urrejtjes dhe mosbesimit midis banorëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shkruan Danas, transmeton Gazeta Monitor.

“Në Preshevë, ku jetojnë kryesisht shqiptarë, Bujanovci, ku më shumë se gjysma e popullsisë përbëhet nga jo-shqiptarë dhe Medvegjë, ku shqiptarët jetojnë në një numër simbolik, bashkëkombësit e Thaçit jetojnë në paqe dhe marrëdhënie normale me fqinjët e tyre serbë”, shtoi ai.

“Ishte kështu, kështu është sot dhe kjo do të jetë përgjithmonë “, thekson Gjuriq.

“Idetë e Thaçit për përhapjen e të ashtuquajturës Shqipëria e Madhe janë pjesë e projekteve shoviniste të errëta dhe të përhershme dhe askush as shqiptarët në jug të Serbisë qendrore nuk mund të përfitojnë nga reanimimi i ideologjive të urrejtjes”, shton ai.

Siç deklaroi Gjuriq, “Thaçi duhet të dijë se shumica e vullnetit të popullit të Serbisë të të gjitha nacionaliteteve, të shprehura shekuj më parë, se krahina në të cilën ai ka lindur është një pjesë integrale e Serbisë dhe se separatizmi dhe ideja e një Shqipëria të Madhe është një gjë e së kaluarës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button