fbpx

Galatasaray e dëshiron Shaqirin

Mediumet në Turqi të martën kanë raportuar se skuadra turke Galatasary është e interesuar ta huazojë mesfushorin kosovar të Bayern Munchenit, Xherdan Shaqiri, e më pas ta blejë atë.

Por, reagimi i vëllait të Shaqirit, Erdnit, që është edhe menaxher i tij, ka qenë i menjëhershëm. Erdin Shaqiri ka thënë se lajmi nuk është i vërtetë që Galatasaray ka biseduar me të dhe Xherdan Shaqirin.

“Këto nuk janë të vërteta, askush nuk ka folur me ne. Ne nuk kemi asnjë problem me Bayernin dhe jemi të lumtur. Nuk më ka telefonuar askush nga drejtuesit e Galatasarayt”, ka thënë Erdin Shaqiri, njoftoi të martën “sporx.com”.

Shaqiri 21-vjeçar gjatë verës së vitit të shkuar kërkohej me ngulm nga skuadra turke, Galatasaray, por ai u transferua nga skuadra e Baselit tek ajo gjermane, Bayern Munchen.

Reprezentuesi i Zvicrës me skuadrën e Bayernit ka kontratë deri në qershor të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button