Haradinaj kërkon mbështetje për viza, Franca i kërkon ta luftojë krimin e organizuar

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ndonëse ka kërkuar përkrahje nga Francë për liberalizim të vizave për Kosovën, qeveritarët francez i kanë dhënë tjetër mbështetje Haradinaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ka nënshkruar një letër bashkëpunimi me ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe migrimin ilegal, shkuran Gazeta Insajderi.

“Në takim me ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner, kërkova mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave, si një hap tejet të rëndësishëm për vendin. Në këtë frymë, bashkë nënshkruam edhe letrën e qëllimit të mirë, për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe migrimin ilegal”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj tregon se gjatë bisedimeve me ministrin francez ka theksuar se Kosova është seriove për partneritet me lëvizjen e lirë dhe se vendet evropiane do të kishin mundësi më shumë.

“Theksova se Kosova është palë serioze për partneritet dhe se me lëvizjen e lirë, vendet europiane fitojnë mundësi më shumë. Ministrin Castaner e njoftova edhe për të arriturat në vendin tonë, përkushtimin e Qeverisë në forcimin e rendit dhe ligjit, luftimin e terrorizmit, dhe synimin e Kosovës për t’u integruar në BE dhe në NATO”, ka shkruar ndër tjera Haradinaj.

Tutja Haradinaj ka njoftuar se “Falënderova ministrin Castaner për ndihmën e vazhdueshme që Franca i ka dhënë vendit tonë në të gjitha periudhat e shtetndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike dhe në këtë fazë të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të vendit, partneriteti i shtetit mik vazhdon të jetë i nevojshëm. Kosova i plotëson kushtet dhe Franca është partneri kryesor drejt përgjigjes finale për lëvizje të lirë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button