Vetingu në MPB, punohet në zgjidhjen ligjore

Tashmë i paralajmëruar një kohë të gjatë vetingu i nëpunësve policor në MPB, së shpejti do të jetë në Kuvend, transmeton Portalb.mk. Me vendimin ligjor i cili është në fazë të përpunimit do të përfshihen integriteti, arsimi profesional, gjendja pronësore dhe aktivitetet eventuale kriminale të të punësuarve.

“Ne tashmë e filluam procesin e vetingut në DSK, e dini se është formuar Agjenci e re për siguri kombëtare, tashmë janë formuar komisionet dhe ka informacion nga drejtori se ata tashmë kanë filluar me punë. ”- tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm

Një pjesë e fokusit të tyre do të orientohet edhe në ata nëpunës policor të cilët kanë falsifikuar diploma për ta marrë vendin e punës dhe ata për të cilët Spasovski shprehet se janë më të pasur se disa biznesmenë shumëvjeçar.

Për këtë lloj të indikacioneve bën të ditur edhe profesori i sigurisë Nikolla Dujovski, duke konsideruar se ai që ka vendosur t’i shërbejë shtetit, nuk guxon të ketë biznes privat. Edhe ai edhe Spasovski konsiderojnë se vetingu nuk guxon të ndalet vetëm te policia, por edhe të zgjerohet në institucionet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button