Edhe qytetarët që gjenden jashtë vendit në regjistrimin e popullsisë?

Një ditë pasi Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE-ja, deklaroi se vendit i nevojitet vetëm regjistrim i popullsisë rezidente, Kostadin Kostadinov nga LSDM, thotë se që ky proces është statistikor, transmeton Alsat-M.tv.

“Nuk guxojmë që regjistrimin si operacion statistikor të përpiqemi, që në ç’do mënyrë ta bëjmë operacion politik. Pres që edhe VMRO-DPMNE do ta mendojnë këtë dhe do ta kuptojnë esencën dhe nevojën e realizimit të regjistrimit”, deklaroi Kostadin Kostadinov, LSDM.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Syrija Rashidi, thotë se regjistrimi pa diasporën është i papranueshëm. Ai gjithashtu shtoi se nuk i besojnë as Entit të Statistikave.

Nga Lëvizja BESA, Sedat Ramadani deklaroi se nëse pushteti nuk i merr parasysh vërejtjet e opozitës shqiptare, shtetit mund të hyjë në krizë.

Regjistrimi i popullsisë duhet të realizohet në prill të vitit të ardhshëm.

LEXO: Përfundoi regjistrimi provë i popullatës në RMV, tridhjetë qytetarë refuzuan të nënshkruhen
LEXO: Lëvizja Besa: Të futet grafa etnike në procesin e regjistrimit
LEXO: Opozita shqiptare me kërkesa për regjistrimin e popullsisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button