Interi zyrtarizoi këtë supermbrojtës

Skuadra e Interit ka zyrtarizuar të hënën transferimin e qendërmbrojtësit uruguaian Diego Godin.

Në njoftimin zyrtar të ekipit nga Serie A, bëhet e ditur se Godin është transferuar si futbollist i lirë, pasi kontrata me Atletico Madridin i ka skaduar në muajin e shkuar.

Godin 33-vjeçar, me Interin ka firmosur kontratë trivjeçare dhe pritet të prezantohet gjatë këtij muaji. Ai do të ketë një pagë vjetore prej 6.75 milionë eurosh, transmeton Koha.net.

Godin ka regjistruar rreth 400 paraqitje me Atleticon gjatë nëntë edicioneve të fundit dhe ka fituar një titull kampioni në La Liga, dy trofe të Ligës së Evropës dhe dy herë ka luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai është reprezentues i Uruguajit dhe deri më tani ka regjistruar 131 paraqitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button