Rashfordi zyrtarisht vendosi për të ardhmen e tij

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, ka vendosur për të ardhmen e tij.

Përmes rrjetit social Twitter, lojtari i “Djajve të kuqë” ka bërë me dije se ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me klubin e tij.

Manchesteri është shtëpia ime. Unitedi është ekipi im. Krenar që nënshkrova kontratë të re me klubin”, ka shkruar Rashfordi në Twitter, transmeton Koha.net.

Edhe klubi Manchester United ka shfaqur gëzimin e tij për nënshkrimin e kontratës së re nga Marcus Rashfordi, kontratë e cila do ta lidh lojtarin me klubin deri më 2023, me opsionin për vazhdim edhe për një vit.

Sulmuesi kishte kontratë me klubin edhe për 12 muaj.

Barcelona kishte shfaqur interesim në Rashfordin dhe thuhet se e kanë identifikuar atë si zëvendësim afatgjatë për Luis Suarezin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button