Casillas zhvilloi stërvitjen e parë dy muaj pas sulmit kardiak

Portieri i famshëm spanjoll, Iker Casillas (38) mbajti stërvitjen e parë me bashkëlojtarët e tij të Porto-s, vetëm dy muaj pasi përjetoi një sulm kardiak, transmeton Anadolu Agency.

“Iu ktheva punës, dita e parë”, ka shkruar Casillas në rrjetet sociale.

Casillas përjetoi një sulm kardiak më 1 maj gjatë stërvitjes së Portos. Shumë zëra thonin se ai përfundoi karrierën.

Në ndërkohë krerët e klubit portugez i ofruan një funksion në klub. Megjithatë, Casillas vendosi të mos heq dorë.

Para mbërritjes në Porto, duke mbrojtur portën e Real Madridit, ai fitoi tre tituj në Ligën e Kampionëve dhe pesë herë ishte kampion i Spanjës.

Casillas me përfaqësuesen e Spanjës arriti të bëhet kampion i dyfishtë evropian dhe një herë kampion bote në vitin 2010 në Republikën e Afrikës së Jugut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button