RMV, për shkak të temperaturave të larta, kërkohet që punëtorët të mos punojnë prej orës 11 deri në 17

Për shkak të paralajmërimeve për temperatura të larta në periudhën e ardhshme, Sindikata për Ndërtimtari, Industri dhe Projektim (SNIP) kërkon që punëtorët të mos ekspozohen në vende të hapura, ku ka rreze të drejtpërdrejta të diellit, në periudhën prej 11 deri në 17:00, personat më të moshuar, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik të lëshohen nga obligimet e punës, por edhe të zbatohen kontrolle të masave teknike-teknologjike për mbrojtje, me ventilim adekuat dhe sipas mundësisë, me kondicioner, njofton Portalb.mk.

Kërkesën për masa preventive nga temperaturat e larta, ashtu siç informojnë nga Sindikata e kanë dorëzuar deri te Ministria e Shëndetësisë, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Inspektorati Shtetëror për Punë dhe Organizata e Punëdhënësve.

Prej atje thonë se kërkesën për masa preventive e kanë dorëzuar në pajtueshmëri me prognozën e motit i cili parasheh valë të nxehtit, me temperatura deri në 40 gradë celsius, në periudhën prej 2 deri në 5 korrik.

“Në pajtueshmëri me Planin Aksionar për parandalimin e pasojave nga valët e nxehta ndaj popullatës dhe masave për siguri dhe shëndet gjatë punës, ju njoftojnë se punëdhënësit e tërë shtetit duhet që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje të punëtorëve nga temperaturat e larta që janë: mbrojtja nga ekspozimi direkt në diell, mënjanim të qëndrimit në vend të hapur në periudhën prej 11-17, konsumim të lëngjeve dhe përgatitje të ushqimit në mënyrë higjienike”, thonë nga Sindikata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button