U anulua seanca për “Shuplakat”, mungoi Janakieski sepse ishte në burg

Seanca gjyqësore që u desh të mbahej sot për rastin gjyqësor “Shuplakat në Qendër”, është anuluar, për shkak se ka munguar ish ministri, Mile Janakieski, transmeton Portalb.mk.

Janakieski për momentin gjendet në paraburgim në Burgun e Shuto Orizares, e ndërkaq Gjykata urdhrin për ta sjellë sot në seancë gjyqësore e ka dhënë në adresë të shtëpisë, në kohën kur ai ka qenë nën masën e arrestit shtëpiak. Për këtë shkak përpjekja e policisë për ta siguruar praninë e Janakieskit në seancën e sotme ishte e pasuksesshme, sepse ata kishin shkuar në adresën e shtëpisë, e jo të burgut.

Janakieski gjendet në paraburgim për shkak të dyshimeve se kanë nënshkruar katër marrëveshje për shitjen e tokës shtetërore, në të cilat është dashur të ndërtohen hotele. Njëra nga tokat ka qenë e dedikuar për ndërtimin e “Shkallëve spanjolle”, projekt ky i parealizuar. Me këto veprime, të dyshuarit i kanë bërë dëm shtetit 162.644.745 denarë ose 2.647.802 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button