Ministrja Deskoska për propozim-ligjin e VMRO-së: Nëse ka amnisti të fshehtë, i papranueshëm

Pas paralajmërimit të partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së se do të propozojnë ligj për Prokurorinë Publike me të cilin rregullohet statusi i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ka bërë të ditur se një variant i tillë do të ishte i papranueshëm nëse do të parashihte amnisti të fshehtë, transmeton Portalb.mk.

“Kur do ta marrim, do të deklarohemi. Nëse ka përmirësim në tekst, sigurisht se do të jetë i pranueshëm. Nëse ka amnisti të fshehtë, nuk do të jetë e pranueshme”, thanë nga Ministria e Drejtësisë.

Përndryshe, më 30 qershor nga VMRO-DPMNE-ja paralajmëruan se do të përgatitin ligj të ri për Prokurorinë Publike. Nga atje kanë thënë se do të binin në ujdi për këtë Ligj, për siç thonë ata, se nëse partia politike në pushtet, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nuk dëshiron ta shkatërrojë VMRO-DPMNE-në.

Ndryshe, mosarritja e një kompromisi mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurori Publike me të cilin parashihet fati i PSP-së, sipas Ambasadës së Holandës u paraqit edhe si pengesë për marrjen e datës për nisjen e negociatave qasëse RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button