Zgjedhjet në Shqipëri: Rezultatet – më shumë vota në kuti se votues

Dje qytetarët e Shqipërisë votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do drejtojnë për gjatë këtyre 4 viteve. Procesi i numërimit të votave vazhdoi gjatë gjithë natës pa pasur probleme.

Nga rezultatet e deritanishme rezulton se fitues kanë dalë kandidatët e mbështetur nga Partia Socialiste.

Bindja Demokratike deri më tani nuk ka mundur që të fitojë asnjë Bashki. Ndërkohë, procesi i numërimit të votave vazhdon, si për kandidatët e Bashkisë, ashtu edhe për këshilltarët.

Më poshtë do të gjeni ecurinë e procesit të numërimit të votave në të gjitha bashkitë e vendit: KËTU.

Më shumë vota në kuti, sesa votues, KQZ: Rezultatet nuk janë përfundimtare

Pas shumë problemeve të konstatuara në të dhënat paraprake të publikuara nga KQZ-ja, ku shumë kryebashkiakë dolën fitues me numër votash në kuti shume herë më të lartë se numri total i votuesve, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucioni, njofton TCH.

Nëpërmjet një deklaratë për mediet, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha,  sqaroi se “ato janë informacione të marra me telefon nga komisionet e qendrave të votimit. Këto nuk janë rezultatet përfundimtare dhe mund të ketë mospërputhje, që do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të votimit”.

Sipas saj, “në dilemën për të mos dhënë informacion, apo për të dhënë informacion paraprak KQZ ka zgjedhur që të mbajë qytetarët e informuarm por pa pretenduar saktësi absolute”.

Deklarata e plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson të sqarojë se, sikundër është theksuar si nga zëdhënësja dhe drejtuesi i KQZ, të dhënat e pasqyruara nga KQZ në intervale periodike kohore gjatë ditës së djeshme dhe që gjenden edhe në faqen online të institucionit, janë informacione të siguruara në rrugë operative (me telefon) nga Komisionet e Qendrave të Votimit.

Është theksuar disa herë se, këto nuk janë rezultate përfundimtare, dhe si të tilla mund të ketë edhe mospërputhje, të cilat me seriozitetin më të madh do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të votimit.

Kjo është një vendimmarrje shumëvjeçare e legjislatorit shqiptar përmes Kodit Zgjedhor dhe vendimmarrjes së KQZ-së ndër vite që, në dilemën për të mos dhënë asnjë informacion apo për të dhënë një informacion paraprak, ka zgjedhur këtë fundit, në mënyrë që ti mbajë qytetarët të informuar, por pa pretenduar saktësinë absolute, e cila vjen vetëm në përfundim të procesit.

Ky është një fenomen i cili është evidentuar në çdo proces zgjedhor, por duke qenë se vëmendja kryesore ka qenë tek rezultati, ndërkohë që aktualisht është edhe tek pjesëmarrja, këtë radhë po evidentohet me dukshëm.

Kjo problematikë e mbarsur mund të zgjidhet vetëm në rast se procesi i votimit bëhet tërësisht përmes teknologjisë.​

__________________________________________________

09:00 – Dolën fituesit në disa bashki të Shqipërisë

Doli fituesi në Sarandë dhe Skrapar

Në Sarandë ka dalë fitues Adrian Gurma me një total prej 7086 votash. Ai ka pasur përballë rivalin Ilir Nikolla, i cili ka mundur që të marrë 1686 vota. Të pavlefshme kanë rezultuar 550 vota.

Numërimi ka përfunduar edhe në Skrapar, ku Adriatik Mema ka qenë kandidati i vetëm për këtë Bashki. Ai ka dalë fitues me 4505 vota.

Kokoneshi fitues në Divjakë

Sipas Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, fitues ka dalë Fredi Kokoneshi, me 13.513 vota. Kokoneshi ka qenë kandidat i vetëm në këto zgjedhje.

Tushe fitues në Lushnje

Në këtë njësi administrative ka pasur vetëm një rival në garë dhe ai është Fatos Tushe, i cili ka grumbulluar 28, 086 vota.

Belba fitues në Përrenjas

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Bashkinë Përrenjas, ku fitues ka dalë Nuri Belba, përballë rivalit të tij Myslim Karriqi.

Belba ka arritur të sigurojë 7054 vota, ndërsa rivali i tij 550.

Krali fitues në Kavajë

Përfundon procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kavajës. Fitues ka dalë Redjan Krali, me 7426 vota, e përkthyer ndryshe 98.38 përqind të votave.

Krali ka pasur përballë rivalit, Bledar Sinella, ku ky i fundit ka mundur që të grumbullojë vetëm 122 vota, e përkthyer ndryshe 1.62% të totalit.

Fletë të pavlefshme në total kanë dalë 239. Mësohet se Sinella, i Bindjes Demokratike, disa javë përpara zgjedhjeve kërkoi tërheqjen nga gara, me pretendimin se zgjedhjet pa opozitën janë fasadë.

Aktori, Erion Isai fitoi në Kolonjë

Është mbyllur procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Kolonjës ku u numëruan 34 kuti votimi. Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Isai fitoi me 4278 vota kundër Fatjon Feka i cili mori 304 vota.

Kujtojmë që Erion Isai nuk vjen nga bota e politikës, por nga arti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button