Rama pas zgjedhjeve: Moment historik, ajo që dukej rrugë pa krye, u krye për bukuri!

Ashtu siç u lajmërua kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për shtyp.

Rama e ka quajtur ditën e sotme një moment historik dhe ditën kur fitoi shteti e ardhmja, qytetaria, shpresa, transmeton Top Channel.

“Moment historik, sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi përcarje të rendë politike, për të ndaluar ecjen tonë para dhe integrimit të popullit shqiptar në BE.

Sot ishte dita e zgjedhjeve që u kthye muaj pas muaj në ditën kulmore të një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes anti shtetit dhe shtetit, mes pandëshkueshmërisë dhe drejtësisë, mes Shqipërisë së vjetër, të fantazmave te historisë dhe Shqipërisë së drejtë.

Sot fitoi shteti e ardhmja, qytetaria, shpresa.

“Fitoi me te drejtë e dinjitet Shqipëria evropiane. Ishte një fitore e veshtire, mbase më e vështira. Unë vetë nuk mbaj mend një më të vështirë, sepse luftoi vete sistemi ende i brishte demokratik. Me kundershtaret e nderkryer të vetë zgjedhjeve. Sot 30 qershori që dukej sikur sdo vinte kurre, po iken paqësisht duke marre me vete hije shqetesim e kaosin. Faleminderit partnereve te Shqipërisë demokratike. SHBA-së, përfaqësie së saj në Tiranë, BE dhe delegacionit, misionit te OSBE dhe të tjerëvë që dhanë dorë në këtë betejë. Por edhe ndjesë atyre që u bënë objekt i sulmeve të shumta personale, që na turpëruan të gjithëve. Pas pak hyn një ditë e re, që e gjen svendin të cliruar nga makthi. Populli i Shqipërisë dhe më tëj akoma kombi shqiptar, nuk e meritonte gjithë sa pa dëgjoi e përjetoi me muaj që dukeshin si vite. Zgjedhesit e këtij vendi, nuk e meritoni atë presion kriminal, atë llum të zi dhe në mediat ndërkombetar. Qoftë duke shkuar të votojnë apo jko ata folën me gjuhen e paqes e respektit. Ishte një e dielë krejt normale pavarësisht paralajmërimeve. U kry për bukuri, ahjo që dukej si rrugë pa krye, kundër demokracisë, vendit. Ne do vijojmë të bëjmë punën shumë më tepër se sa deri sot, në nivel qendror e vendor. Ne fituam sot luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve. Nga sot Shqipëria nuk do shohë më diegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, molotove kunder së drejtës së popullit për të votuar”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button