Tetovë, u mbajt protesta e dytë kundër BDI-së dhe rasteve të montuara politike (VIDEO)

Para selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) sot në Tetovë, dhjetra qytetarë kanë mbajtur protestë të qetë njëorëshe, njofton Portalb.mk. Ata kërkojnë sundimin e së drejtës, zgjidhjen e skandaleve të përgjimit si dhe zgjidhje për rastet e montuara.

Policia ndaloi turmën e protestuesve dhe nuk i lejoi ata që të afrohen pranë selisë së BDI-së.

“Të nderuar pjesëmarrës të kësaj proteste nuk na ka mbledhur këtu sot dëshira për të shëtitur por nevoja për të protestuar kundër një dukurie mafioze të klasës politike shqiptare. Ne jemi mbledhur këtu për të kërkuar që urgjentisht Parlamenti të fillojë procedurë për të ndryshuar ligjin i cili e sanksionon publikimin e bisedave të përgjuara të politikanëve shqiptarë dhe jo vetëm. Ne kërkojmë që të shpallet i pavlefshëm ky ligj që i mbron shkelësit e ligjit. Komisioni i Venecias në mënyrë decide rekomandon se duhet të publikohet çdo dokument i cili paraqet inters publik. Bisedat e përgjuara janë më shumë se interes publik, shkaku së në ato biseda shkelen të drejtat e njeriut, shkelet po ashtu edhe kushtetuta e vendit. Në incizimet e përgjuara ka shumë vepra penale, ne nga ky tubim kërkojmë që të anulohet ky ligj shkaku se ai është sjellë vetëm me një qëllim, e ai është ligj për mbrojtjen e klasës politike shqiptare”, tha para protestuesve vllai i El Cheka-s, Blerim Ahmeti.

Përndryshe kjo është protesta e dytë e radhës e organizuar nga personi me emrin El Çeka i cili kohës së fundit, në rrjetin social “Fejsbuk” ka publikuar materiale të përgjuarat të ashtuquajtura “bomba” ku dëgjohen duke biseduar pjesëtarë të partisë politike shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Protesta Tetovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button