Nga vjeshta përsëri do të ketë bileta të letrës për një udhëtim në transportin publik

Në autobusët NTP-Shkup dhe transportuesit privatë nga shtatori, sërish do të mund të blihet biletë prej letre për një udhëtim. NTP aktualisht është duke e realizuar tenderin për prokurim të 300.000 biletave elektronike prej letre, të cilat janë adekuate për sistemin ekzistues në transportin publik. Ata kanë shtuar se është zgjedhur kompania e cila e ka dhënë ofertën më të mirë dhe gjatë këtyre ditëve është periudha e ankesave nga ofertuesit tjerë, e pas kësaj do të nënshkruhet kontrata edhe zyrtarisht. Këshilli i Qytetit të Shkupit duhet së pari të përcaktojë çmimin e biletë për një udhëtim, a pastaj këtë vjeshtë biletë e letrës do të mund sërish të blihet në autobusë, transmeton Meta.mk.

Kjo risi është vetëm një nga përfitimet e shumta që do t’i kenë përdoruesit e transportit publik të Shkupit nga vjeshta. Jo më vonë se brenda 4 muajsh, qytetarët do të kenë në dispozicion aplikacion për smartfon Android, përmes të cilit do të munden vetë ta rimbushin kartelën “e Shkupit”, të kenë qasje në llogarinë e tyre dhe të mësojnë se cilat bileta të aktivizuara mund t’i përdorin në autobusë

Aplikacioni i ardhshëm do të sigurojë informacione për kohën e arritjes së autobusëve, skemat e linjave dhe një hartë me filtër të kërkimit.

Nga vjeshta e ardhshme, qytetarët do të jenë në gjendje që, nëpërmjet hartës së Google, më thjeshtë të planifikojnë rrugët e lëvizjes në transportin publik. Varësisht nga vendndodhja udhëtarit, në Google, do të jetë në gjendje të kontrollojë se cili është stacioni i autobusit më i afërt, cilin autobus duhet ta merr për të realizuar udhëtimin e dëshiruar dhe të dhëna të ngjashme.

– Ka më tepër përfitime, të cilat sistemi aktual nuk i posedon, ndërsa nga praktika është vërtetuar se ato janë më se të nevojshme – thonë për “Meta” nga NTP. Të gjitha elementet e favorshme që do fillojnë të aplikohen nga vjeshtë nuk do të vlejnë vetëm për autobusët e NTP-së, por edhe për transportuesit privatë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button