Sondazh: Një e treta e qytetarëve nuk i zë besë asnjë politikani

Madje 30,1 përqind e qytetarëve nuk kanë besim në asnjë politikan, ndërsa ata që u besojnë politikanëve, pjesa më e madhe (18,3 përqind) janë përcaktuar për kryeministrin dhe kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.

I dyti “për nga popullariteti” është kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, me 11,7 përqind, kurse në vendin e tretë është ish kryeministri dhe shefi i mëparshëm i VMRO-DPMNE, i arratisuri Nikolla Gruevski, me 5,2 përqind mbështetje, transmeton Meta.mk.

Në aspekt të popullaritetit të partive, udhëheq VMRO-DPMNE me 25 përqind, pastaj LSDM me 23,1 përqind dhe BDI me 5,1 përqind, Aleanca për shqiptarët (4,2 përqind) dhe BESA (2,1 përqind). Se nuk do të votojnë nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare, janë prononcuar 11.7 përqind nga të intervistuarit, 14 përqind nuk kanë ditur për cilin do të votojnë, kurse 10.5 nuk janë përgjigjur.

Në aspekt të ndryshimeve në popullaritetin e partive më të mëdha, krahasuar me vitin e kaluar, popullariteti i LSDM-së është zvogëluar, nga 25,5 përqind në vitin 2018 në 23,1 përqind tani, ndërsa është rritur popullariteti i VMRO-DPMNE-së, nga 20,6 në vitin 2018 në 25 përqind tani.

Këto janë informatat që kanë rezultuar nga sondazhi i ri i agjencisë “M-Prospekt” për besimin e qytetarëve në politikanët dhe partitë.

Sa i përket popullaritetit të politikanëve në vendin e katërt pas Gruevskit, është kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me 4,2 përqind përkrahje, pastaj kreu i shtetit Stevo Pendarovski me 4 përqind dhe Zijadin Sela me 3,5 përqind.

Në aspekt të liderëve të dy blloqeve më të mëdha politike – LSDM dhe VMRO-DPMNE, lidhur me sondazhin e njëjtë të vitit të kaluar, rejtingu i Zoran Zaevit ka shënuar rënie, pasi që në vitin 2018 ka qenë 24,1 përqind, e tani 18.3 përqind. Përkundër kësaj, është zmadhuar rejtingu i Hristijan Mickoski – nga 2.9 përqind në vitin 2018, në 11.7 përqind tani.

Përqindja më e madhe edhe e maqedonasve edhe shqiptarëve etnik në nuk i zënë besë asnjë politikani (28,8 përqind e maqedonasve etnik dhe 33,2 përqind e shqiptarëve etnik). Maqedonasit e preferojnë Zoran Zaevin (21.3 përqind), kurse 16.1 përqind kanë besim më të madh në Hristijan Mickovski. Shqiptarët etnik më së shumti e zgjedhin Ali Ahmeti (18.2 përqind), kurse i dyti është Zijadin Sela (15.9 përqind). Për Zoran Zaev janë prononcuar 9,3 përqind, kurse Bilall Kasamin e kanë zgjedhur 8,4 përqind e shqiptarëve të intervistuar.

Në aspekt të përkrahjes ndaj partive politike sipas çelësit etnik, çdo i treti maqedonas etnik i do të kishte votuar për VMRO-DPMNE – 34 përqind, derisa 26.6 përqind do të kishin votuar për LSDM, 22.6 përqind për BDI, 19.3 përqind për Aleancën për shqiptarët kurse 9.8 përqind për partinë BESA.

Sondazhi i M-Prospekt është zbatuar me rastin e dy vjetorit të qeverisë aktuale, ndërsa është realizuar në terren nga 15 maj deri më 7 qershor të këtij viti, me mostrën reprezentative nacionale prej 1.000 të anketuarve. Të dhënat janë me probabilitet të saktësisë prej 95% dhe me mundësi gabimi +/- 3 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button