Reagim i Qeverisë pas “bombave” të reja për manipulim të tenderëve

Qeveria ka reaguar lidhur me publikimin e audio-incizimit, nga disa portale në vend, që implikon se në biseda mes zyrtarëve të shtetit, prej të cilëve njëri është Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski dhe se me atë incizim duhet të vërtetohet manipulim i një tenderi të financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në incizimin e publikuar thuhet se bëhet fjalë për tender për prokurimin e një sistemi të radarëve, transmeton REL.

Nga Qeveria thonë se audio incizimi i publikuar është i regjistruar në mbledhje zyrtare të përfaqësuesve të qeverisë dhe përfaqësuesve të kompanisë “Leonardo” nga Italia dhe se tenderi dhe përzgjedhja e ofertuesit më të mirë janë bërë në vitin 2016, përkatësisht se e tërë procedura “është në përputhje me rregullat e prokurimit të BERZH-it dhe se vlerësimi është realizuar nga vlerësues të pavarur.

“Sipas rregullave të BERZH-it, pas vlerësimit, M-NAV është i detyruar të dërgojë një Letter of award) (konfirmim me shkrim për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm), letër të cilën pothuajse dy vjet përfaqësuesi i M-NAV kishte refuzuar ta nënshkruajë. Disa ueb portale duke u përpjekur që termin “Letter of award”  gabimisht ta interpretojnë se donë të thotë shpërblim, ndërsa kuptimi i këtij termi në komunikim profesional është letër njoftimi, dhe asgjë tjetër”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Qeveria ka shtuar se sipas ligjeve ajo është e detyruar të kujdeset për sigurinë e hapësirës ajrore dhe për këtë arsye është kërkuar të mbahet një takim me përfaqësuesit e kompanisë italiane, me qëllim që, siç thonë ata, të konkludohet se një periudhë të gjatë nuk janë ndërmarrë veprime në përputhje me procedurat dhe se kjo me atë është rrezikuar sigurinë e qytetarëve në trafikun ajror.

“Në bisedën e regjistruar që nuk është publikuar plotësisht,me qëllim të manipulimit të publikut, në asnjë moment nuk flitet për kurrfarë aktiviteti jashtë procedurës së tenderit, por për atë se si qytetarëve t’iu sigurohet qiell më i sigurt,” thonë nga qeveria.

Në lidhje me njoftimin, VMRO-DPMNE deklaruan se kërkojnë dorëheqje nga Dragi Rashkovski dhe hetim urgjent nga prokuroria. Ata thonë se duhet të veprohet menjëherë duke pasur parasysh që Rashkovski është ushtrues i detyrës Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë “dhe që ende mund të ndikojë për të heshtur rastin, provat dhe dëshmitarët”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button