Elvana Gjata publikoi duetin me Capital T

“Fustani” është titulli i këngës më të re të cilën Capital T e ka lansuar në duet dhe e ka shoqëruar me videoklip.

BO Beatz dhe Cano janë kujdesur për ‘beat-in’ e kësaj kënge, ndërsa projekti është realizim i Rzon dhe Arbre Blass, transmeton Telegrafi.

Xhirimi i videoklipit të ri muzikor është realizuar me regji të Emir Khalilzadeh.

“Mercy” ka qenë një prej realizimeve më të fundit të Trim Ademit që po ashtu kishte ardhur si bashkëpunim.

Moe Phoenix dhe Jumpa ishin artistët me të cilët bashkëpunoi Capital T, ndërsa videoklipi i asaj kënge u lansua më 1 qershor dhe ka kaluar shifrën prej tre milionë shikimesh në YouTube.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button