​Pompeo: Të ndiqet shembulli i Kosovës në rastin e Hezbollahut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, përmes një postimi në Twitter ka thënë se SHBA mirëpret vendimin e Kosovës që e cilëson Hezbollahun si organizatë terroriste.

Pompeo ka thënë se me mbështetjen e Iranit, Hezbollahu po vazdhon të planifikojë sulme në Evropë, transmeton KossovaPress.

Ai ftoi edhe vendet e tjera që të ndjekin shembullin e Kosovës dhe ta ndalojnë këtë grup terrorist.

“SHBA mirëpret njohjen e Hezbollahut nga Kosova si një organizatë terroriste. Me mbështetjen e Iranit, Hezbollahut vazhdon të planifikojë sulme në Evropë dhe në mbarë botën. Ne i bëjmë thirrje të tjerëve të bashkohen me Kosovën dhe ta ndalojnë këtë grup terrorist nga financimi i operacioneve të tij të përgjakshme”, ka shkruar Sekretari amerikan i Shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button