Analizë: RMV, në vend të “fshesës”, leckë për lustrim të porcelanit

Rikonstruktimi i Qeverisë, përkatësisht “fshesa” e kryeministri Zoran Zaev përfundoi si një leckë për lustrim të porcelanit, në vend se të bëhej ajo që me të vërtetë duhej të ishte, rikonstruktim i plotë i Qeverisë që do të kishte kuptim dhe arsye. Lista e ministrave për shkarkim u reduktua në tre prej tyre, pas katër të tjerë dhanë dorëheqje si rezultat të marrëveshjeve të mëparshme qoftë me ministrat, qoftë me partnerin e koalicionit qeveritar, BDI-në, ose duke kaluar në funksione tjera ose duke dhënë dorëheqje qysh më herët (Asaf Ademi, ish- ministri i kulturës dha dorëheqje dy ditë pas zgjedhjeve presidenciale), shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

 Zëvendëskryeministër i deritanishëm për Marrëveshjen kornizë, Hazbi Lika, me herët zyrtar i BDI-së, ministrat e deritanishëm të financave dhe vetëqeverisjes lokale, Dragan Tevdovski nga LSDM dhe Suhejl Fazliu nga RDK shkarkimin e tyre ia lanë Parlamentit.

Një rezultat i tillë mund të pritej. Shumë shpejt u bë e qartë se ai nuk mund të flasim për fshesë nëse ministrat e ndërruar shkojnë në funksione të tjera ose janë larguar qysh moti, ose nëse ndërrohen ministra për të cilët publiku ende nuk e ka të qartë përse ndërrohen (Dragan Tevdovski).

Në fund, doli se rikonstruktimi edhe s’ishte i domosdoshëm (të paktën jo në këtë mënyrë dhe me kaq fanfare) për shkak se këto ndërrime mund të bëheshin shumë më qetë, përkatësisht përmes një rikonstruktimi të qetë, që për qeverinë do të kishte qenë shumë me e dobishme politikisht.

Në një shtet në të cilën migrimi për arsye ekonomike shënon rritje të konsiderueshme, përshtypje të cilën donte të imponojë opozita, ekonomia nuk është po rritet (ashtu si po rritet), niveli i fuqisë punëtore nuk është i qëndrueshme (ashtu siç është aktualisht), por po ulet, çmimet e apartamenteve nuk janë të qëndrueshme, por bien (për shkak se s’ka kush t’i blejë), eksporti dhe tregtia e përgjithshme e jashtme nuk po rriten (siç rritet në Maqedoninë e Veriut) dhe ngjashëm.

Por nga ana tjetër, nuk mund të thuhet se është bërë rikonstruktimi i qeverisë që ajo të punojë më mirë dhe të jetë më efikase, e mos t[ tregoni arsyen e ndërrimit të kreut të një ministrie kyçe si ajo e Financave, përkatësisht rojën e thesarit të shtetit. Kjo e prish përshtypjen e synimeve tuaja të ndershme kur ndërmerrni një hap të tillë. T’i lëmë anësh të gjitha tregimet që po thuren në lidhje me këtë – se ministri kishte qenë shumë dorështrënguar me paratë publike, që në LSDM-ja është mëkat “i vjetër”, sepse për të njëjtën gjë ishte akuzuar ministrin e fundit financave nga LSDM-ja, Nikola Popovski në vitin 2006, madje edhe se me mos shpenzimin e parave në atë kohë (duke mbajtur deficitin buxhetor në nivele që sot vetëm mund t’i ëndërrojnë) është theksuar si shkak për humbjen e zgjedhjeve në vitin 2006 dhe ardhjen e Gruevskit në pushtet. Më pas, flitet se marrëdhëniet midis zëvendësministrit  për financa Tevdovski dhe Koço Angjushevit kanë qenë shumë të tendosura, se Tevdovski s’kishte dashur të jep para për këtë apo atë projekt dhe shumë gjëra tjera. Natyrisht, e gjithë kjo u prit ashpër dhe u shfrytëzua nga opozita.  Gjithashtu edhe të dhënat për nivelin e ulët të investimeve kapitale. Duke mos i marrë parasysh pohimeve manipuluese të Gjorçevit, asnjëherë nuk dëgjuam se ç’është çështja e investimeve, përkatësisht përse ato janë aq të ulëta dhe për çka ri-dedikohen  ato para.

Heshtja për këto gjëra, si dhe rikonstruktimi i panevojshëm janë shenjë e lëshimit të gardit të qeverisë dhe mundësi për opozitën për të dhënë goditje të lehta politike pa shumë mund. Në një kohë kur nuk është e vështirë për të përhapur manipulime, spine dhe dezinformata, rikonstruktimi i Qeverisë edhe nuk mund të ishte diçka tjetër përveç se një mejdan i padrejtë, ku sulmuesi (në këtë rast opozita) ka përparësi. Nëse dikush ka menduar se me rikonstruksion të këtillë do të fitojë pika në publik dhe se qeveria do t’ia del të imponojnë përshtypjen se, ja , kryeministri kërkon përgjegjësi nga ministrat e tij dhe është i gatshëm për të bërë ndryshime, nëse e vlerëson si të nevojshme, një gjë e tillë as ka ndodhur, e gjasat për të ndodhur diç e tillë  ishin realiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button