VMRO-DPMNE: Do të propozojmë ligj të ri për PSP

LSDM bie dhe qeveria është e frikësuar dhe prandaj ka presione, kërcënime dhe ngacmime, thonë nga VMRO DPMNE.

Nga partia njoftuan se do të propozojë një ligj të ri për PSP që është në përputhje me ligjin evropian dhe rekomandimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, transmeton Plusinfo.

– Institucionet gjyqësore nuk duhet të përdoren për llogaritjen politike. Do të ketë përgjegjësi për çdo abuzim. VMRO-DPMNE do të kthejë shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit. Pas fitores së zgjedhjeve nga ana e  VMRO-DPMNE-së, çlirimi i Maqedonisë nga ky regjim i vërtetë do të fillojë”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, PSP-së i skandon mandati në shtator, ndërkaq bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike, po vazhdojnë tanimë tre muaj, por ende nuk ka asnjë marrëveshje. Mospajtimet mes pushtetit dhe opozitës kanë të bëjnë me nenin 105, i cili është pengesë kyçe në sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike që përfshin dhe përcaktimin e statusit të Prokurorisë Speciale, e që ka të bëjë me vazhdimin e procedurave dhe shfrytëzimin e dëshmive, të cilat janë mbledhur deri më tani.

Opozita kërkon që përmes ndryshimit të nenit 105, t’i anulojë të gjitha akuzat e ngritura nga PSP-ja pas qershorit të vitit 2017. Nga Ministria e Drejtësisë kanë theksuar nuk do të bëjnë kompromis me vazhdimin e ndjekjes së krimeve të bëra penale dhe se për këtë institucion, nuk do të jetë e pranueshme vendosja e dispozitave që kërkon opozita e që në një formë do të thonë amnisti e fshehtë për disa vepra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button