SHBA-ja dhe talibanët kanë nisur raundin e ri të bisedimeve për paqe

Zalmay Khalilzad, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Afganistan, ka nisur raundin e ri të bisedimeve me talibanët në Doha të Katarit, teksa Uashingtoni po përpiqet të përshpejtojë procesin që t’i jepet fund konfliktit 18-vjeçar, njofton REL.

Suhail Shaheen, zëdhënës i zyrës politike të talibanëve në Doha, i tha Associated Press se bisedimet pritet të nisin sot.

Por, pikërisht sot, militantët talibanë vranë të paktën 26 milicë pro-qeveritarë në veri të Afganistanit.

Kryengritësit sulmuan një post-bllok të sigurisë në qarkun Nahrin të provincës Baghlan.

Një zëdhënës i talibanëve tha se 28 milicë janë vrarë dhe 12 janë plagosur, ndërkaq policia provinciale tha se numri i viktimave është 26.

Ministria e Mbrojtjes tha se sulmi lë të kuptohet se talibanët duan të negociojnë nga pozicioni i forcës.

Bisedimet në Doha pritet të fokusohen në punën rreth një afati kohor për tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani dhe për një garanci se militantët talibanë nuk do të planifikojnë sulme në Afganistan.

I dërguari i SHBA-së, Khalilzad ka mbajtur gjashtë raunde bisedimesh me talibanët në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button