Keni gjakderdhje të shpeshta nga hunda, ja kur duhet të shkoni te mjeku!

Nëse gjakderdhja zgjat më shumë, domethënë më shumë se 20 minuta, duhet ta merrni seriozisht gjendjen, njofton Panacea.

Gjakderdhja nga hunda është një dukuri e zakonshme. Megjithëse mund të veprojë në mënyrë të frikshme, rrallë herë tregon për disa probleme serioze shëndetësore. Në hundë ka shumë enë të gjakut që janë shumë të buta, andaj edhe janë lehtë të përgjakshme. Ekzistojnë dy lloje të gjakderdhjes nga hunda – anteriore ose gjakderdhje e përparme, dhe është më e zakonshme se posteriore ose gjakderdhja e pasme, që ndodh vetëm në 10 për qind të rasteve. Kjo është dukshëm më e rrezikshme, sepse gjaku mund të zbresë në fyt dhe të krijojë probleme serioze.

Shkaktarët

Shkaktari më i zakonshëm është ajri i thatë, ndërsa kondicionerët dhe ngrohja qendrore e thajnë membranën e hundës, domethënë ndet e ndjeshme në hundë. Përdorimi i medikamenteve të caktuara si antihistaminë kundër alergjive, ftohjeve ose infeksioneve të sinusit gjithashtu mund të dëmtojnë membranat e ndjeshme dhe të shkaktojnë gjakderdhje nga hunda.

Shkaktarë tjerë të zakonshëm janë:

  • ngecja e objekteve të ndryshme në hundë;
  • irritimet kimike;
  • reagimet alergjike;
  • lëndimet në hundë;
  • teshtitja e shpeshtë;
  • ngacmimi i hundës;
  • ajri i ftohtë;
  • infeksionet e traktit respirator;
  • doza të mëdha të aspirinës;
  • tensioni i lartë i gjakut;
  • çrregullime të qarkullimit të gjakut;
  • kanceri.

KUR DUHET KËRKOHET NDIHMA MJEKSORE: Nëse gjakderdhja zgjat më shumë, domethënë më shumë se 20 minuta, duhet ta merrni seriozisht gjendjen, pasiqë mund të vijë nga pjesa e prapme e seksionit hundor. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button