Dimitrov dhe Sheqerinska: Të përgatitur për negociata, BE nuk ka argumente kundër

Maqedonia e Veriut është absolutisht e përgatitur për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian në tetor dhe BE nuk ka argumente kundër fillimit të procesit. Këtë mesazh e dërguan shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe Ministrja për mbrojtje Radmilla Sheqerinska, njofton Nova Tv.

Dimitrov nga Sofja tha se s’ka alternativë tjetër përveç rrugës evropiane dhe nëse vendi nuk merr datë për negociata për aderim, do të dërgohet mesazh i keq në tërë rajonin se ndoshta nuk ia vlen të investohet kapital politik në kompromise evropiane dhe të punohet në mënyrë të fokusuar në reforma.

“Jemi të fokusuar në tetorin. Kemi demonstruar sjellje evropiane ndaj rajonit, ndaj fqinjësisë, jemi duke ndërtuar ura. Në shtëpi kemi kthesë të jashtëzakonshme demokratike në dy vitet e kaluara. Mendoj që absolutisht jemi të përgatitur ta nisim procesin e aderimit”, ka thënë Dimitrov në kuadër të takimit të Këshillit të ministrave për punë të jashtme të vendeve anëtare të Organizatës për bashkëpunim ekonomik të zonës së Detit të Zi në kryeqendrën bullgare.

Vendi, ka vlerësuar Dimitrov, nuk është i gatshëm për anëtarësim, megjithatë siç tha, dëshirojmë që procesin ta përdorim si vegël për demokraci të vërtetë evropiane.

Në të njëjtën kohë, në intervistë për portalin evropian “Euraktiv”, ministrja për mbrojtje Sheqerinska, theksoi se prolongimi i vendimit për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut nuk është “politika më e mirë” dhe që ministrat e BE-së janë pajtuar unanimisht që s’ka argumente kundër fillimit të negociatave.

“Ministrat e BE-së kanë vendosur t’i kthehen çështjes pas disa muajve. Ajo që është shprehur në mënyrë unanime është që s’ka argument real për të refuzuar fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut”, u përgjigj Sheqerinska në pyetjen për zhgënjimin nga prolongimi i datës për negociata.

Sipas saj, vendimi për prolongim të datës “nuk është politika më e mirë” duke pasur parasysh përpjekjet që i ka ndërmarrë Maqedonia.

“Vitin e kaluar, lista e kërkesave nga BE-ja ishte mjaft e gjatë dhe ndoshta shumë kanë menduar që s’jemi të aftë të realizojmë aq shumë në periudhë aq të shkurt, duke e pasur parasysh agjendën e vështirë politike, për shkak se të gjitha reformat e vendit duhet të shkonin paralelisht me negociatat me Greqinë, referendumin dhe ndryshimet kushtetuese. Por, ia dolëm të realizojmë dhe për atë arsye edhe vlerësuesit më kritik të progresit tonë e kishin patjetër të pajtohen që e kemi bërë punën tonë, për fat të keq tani ka vonesë në realizim nga ana e BE-së”, sqaron Sheqerinska për “Euraktiv”.

Sipas saj, tre muajt prolongim nuk do t’i ndryshojnë punët dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdon të realizon, por bëhet fjalë për kredibilitetin e BE-së si aktor global dhe rajonal.

Në pyetjen a do të ishte më mirë për Maqedoninë e Veriut të ishte ndarë nga Shqipëria, Sheqerinska nuk u përgjigj drejtpërdrejtë, por përkujtoi se vendi është kandidat për anëtarësim nga viti 2005.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button