Dy të vdekur në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dy persona kanë vdekur në autostradën Ibrahim Rugova”, përkatësisht në segmentin Suharekë-Duhël, njofton REL.

Policia e Kosovës njofton se “dy persona meshkuj/shqiptar/kosovar, njëri i lindur në vitin (1993) dhe tjetri viti i lindjes (1999), dyshohet se duke kaluar autostradën nga një trase në trasenë tjetër kanë rënë në humnerë dhe me këtë rast si pasojë kanë gjetur vdekjen”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me këtë rast, pas hetimeve të para dhe intervistimit të dëshmitarëve, në konsultim me prokurorin kompetent, policia ka dërguar në mbajtje për 48 orë, tre shoferë të autobusëve, të cilët dyshohet se janë ndalur në autostradë në kundërshtim me ligjet për trafikun urban.

Policia njofton se ndaj këtyre tre personave është iniciuar rasti për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button