Nuk është hapur spitali i ri i përgjithshëm për fëmijë në Shkup

Do të hapim spital të përgjithshëm për fëmijë në Shkup me qendër urgjence.

[BURIMI: Programi zgjedhor i LSDM „ Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 137 dhe faqe 253, data: dhjetor 2016]  

ARSYETIM:

Gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamente (dhjetor 2016), LSDM premtoi se në dy vitet e para pas ardhjes në qeveri do të “hapet spital i përgjithshëm për fëmijë në Shkup me qendër të urgjencës”. Ky premtim parazgjedhor i socialdemokratëve është dhënë në programin e tyre zgjedhor: Plani për jetë në Maqedoni“, së pari në fillim të programit në pjesën “Shëndetësi e mirë publike” – Mbrojtje shëndetësore sekondare dhe terciare (faqe 137), dhe më pas në suaza të “Plani 24m – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 2 vitet e para” (faqe 253), deri më tani (26.06.2019), nuk është realizuar. 

Sipas projektimeve të dhëna zgjedhore të LSDM-së, spitali i ri i përgjithshëm për fëmijë në Shkup me qendër të urgjencës, duhej të hapej më së voni deri në fund të muajit të kaluar, duke pasur parasysh se Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Verifikimi i “Vërtetmatësit” tregoi se në momentin kur është shkruar ky tekst në Shkup nuk është hapur një spital.

Përndryshe, qëllim të njëjtë për hapjen e “spitalit të përgjithshëm për fëmijë në Shkup me qendër të urgjencës”, është theksuar edhe në Programin për punën e Qeverisë (2017-2020), në pjesën “Shëndetësi cilësore” (faqe 34). Përsëri, përveç zotimeve të përmendura, nuk ka informacion për atë se është hapur ose jo, ose se është ndërmarr ndonjë aktivitet për hapjen e një spitali të tillë në Shkup.

Mes institucioneve të mbrojtjes sekondare dhe terciare shëndetësore të paraqitura në ueb-faqen e Ministrit për Shëndetësi, përveç “Klinikës Universitare të sëmundjeve për fëmijë Shkup” dhe “Instituti për sëmundje të mushkërive te fëmijët – Kozle”, dhe nuk përmendet spitali i ri i përgjithshëm për fëmijë në Shkup me qendër urgjence”. Në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë nuk mund të gjenden informacione se është marr vendim/zgjidhje për hapjen e ndonjë spitali. Një informacion i tillë nuk mund të merret me verifikim të detajuar në internet përmes Google dhe agregatëve të lajmeve.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, edhe faktin se, sipas planeve të socialdemokratëve, spitali i përgjithshëm i fëmijëve në Shkup duhej të hapej në fillim të dy viteve të para të mandatit – prej 31.05.2019, premtimin e vlerësojmë si të parealizuar. 

Burimi: Vërtetmatës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button