30 ditë paraburgim për Janakieskin dhe shtatë të akuzuarit tjerë

Gjykata Penale Shkupi 1 njoftoi se tetë persona kanë marrë paraburgim prej 30 ditësh në lëndën më të re të Prokurorisë, transmeton Telegrafi.

Në mesin e tyre janë ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, zyrtari në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Dimitar Dimovski, dy noterë dhe avokatja Emilija Radojkova.

“Duke vepruar me poropozim të Prokurorisë, Gjykata Penale Shkupi 1 pranoi propozimin e Prokurorisë dhe caktoi masën e paraburgimit personave: M.J, A.J, E.R, M,J, D.D, V.S, D,M DHE L,S. Personave B.D dhe S.K ju caktoi masën e kujdesit. Për M.J dhe E.R janë plotësuar kushtet nga pika 1 dhe 2 rrezik nga ndikimi, ndërsa për të dyshuarit e tjerë, të gjitha tre pikat”, njoftojnë nga gjykata.

“Ata dyshohen se kanë nënshkruar katër marrëveshje për shitjen e tokës shtetërore, në të cilat është dashur të ndërtohen hotele. Njëra nga tokat ka qenë e dedikuar për ndërtimin e “Shkallëve spanjolle””, tha Trajçeva.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button