Brazil – Argjentinë, gjysmëfinalja në Copa America (VIDEO)

Mbrëmë u zhvilluan dy ndeshjet çerekfinale në Copa America “Brazil 2019”, njofton Portalb.mk.

Ndeshja e parë ndërmjet Venezuelës dhe Argjentinës, mbaroi me rezultat 0-2, ku golat e Martinez dhe Lo Celsos i siguruan fitoren Argjentinës.  Kjo fitore Argjentinës i mundëson kualifikimin për në gjysmëfinale, aty ku e pret ekipi i Brazilit.

Ndeshja tjetër ishte ndërmjet Kolumbisë dhe Kilit, ndeshje që u zhvilluar edhe me minuta shtesë, pasi nuk pati gola. Përsëri, ekzekutimi i penalltive vendosi Kilin fitues 5-4, pasi ishin të pagabueshëm në penallti, derisa Tesillo nga Kolumbia ishte i vetmi që gaboi.

Kështu, me 3 korrik do të kemi supersfidën ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës. Gjysmëfinalja tjetër do të luhet më 4 korrik, ndërmjet Kilit dhe fituesit të ndeshjes Uruguai – Peru.

LEXO: Në mesnatë do të fillojë Copa America BRAZIL 2019
LEXO: Dy supersfida sonte në Copa Amerika

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button