Filipçe: Ne jemi demokratë dhe respektojmë opinionin e publikut, andaj e tërhoqëm vendimin

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se pas reagimit publik ndaj vendimit që shteti të paguajë për ndryshimin e gjinisë ai ka tërhequr vendimin, njofton Plusinfo.mk.

“Duke parë dje prizmin e konferencës LGBT, ka pasur shumë reagime publike, dhe kjo ishte arsyeja pse ne u tërhoqëm disi. Megjithatë, unë dua të shpjegoj se nuk bëhet fjalë për një numër të madh të pacientëve, por vetëm për një person, që ka humbur në labirinte për shumë vite duke kërkuar ndihmë nga shumë specialistë. Bëhet fjalë për një problem kompleks, nuk është një punë që mund të zgjidhet për një ditë. Shumë vende serioze po merren me këtë problem, duke iu afruar formulimit të një strategjie, sepse është një problem me të vërtetë mjekësor. Por unë do të theksoj se me të vërtetë ka pasur reagime të mëdha publike, ne jemi demokratë, i pranojmë ato, e konsiderojmë të nevojshme të tërhiqemi, dhe kjo është arsyeja”, shpjegoi Filipçe.

Ai gjithashtu shpjegoi për bashkëpunimin me kirurgun serb i cili gjithashtu u përball me shumë kritika.

“Bëhet fjalë për bashkëpunimin me një ekspert të lartë nga Serbia i cili punon në shumë vende të botës dhe është një ekspert në fushën e urologjisë së fëmijëve. Ekziston një aspekt profesional, dërguam një numër të madh fëmijësh për t’u trajtuar jashtë vendit te ai andaj dhe paguam shuma të mëdha parash për këtë. Bëmë një marrëveshje me Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe ky profesor nga Serbia, u bë profesor në fakultetin tonë mjekësor. Në mënyrë që këta fëmijë të mos dërgohen jashtë vendit, por ai të punojë me ne, të punojë me mjekët tanë dhe të përmirësojnë ekspertizën e tyre, por edhe pacientët të qëndrojnë këtu në vendin tonë. Në fakt, ne e bëjmë këtë edhe me specialistët tjerë, kirurgjia kardiake ashtu funksionon, tani presim një ekspert gjerman për transplantim të fëmijët nga fusha e hematologjisë”, shtoi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button